August 4, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

JEMI VDEKATARË

Jemi vdekatarë , por s’na bëhet vonë
Kush e kush më parë, të arrijë fronë
Përgjatë udhës sonë, nuk shohim ku shkelim
Nuk na bëhet vonë, as për dinjitetin!

Të shohim sa shtypim, qoftë vetëm një herë
Nuk mund ta përtypim, në fyt do na ngelë
Diku do ta vjellim, diku do pështymë
Do kujtojmë të verbërin, si ia nxorrëm synë!

Në lëkurën tënde , nuk dhemb plagë e huaj
Atë që ti shëmbe, tjetër do ta vuaj
Jemi vdekatarë , por mbi ne , një Zot
Për të gjithë një radhë , ndaj mëndjen në kokë!

ARDJANA DRAGOI

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com