August 3, 2024

Jetë në lexim – Musa Jupolli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

JETË NË LEXIM
(Bekim Fehmiut)

Foljet ndërhynë
Hyun e pyetën
Ai tha
E, synimi
Seigneur (1)
Qetësinë e arit
Qetësinë e asaj dite
Të lindjës
të urtësisë
Falma forcën
Të eci në rrugë
Të ndritshme
Të premtimit
Ishte thirrje
E të madhit
Bekim Fehmiu
Jetë në lexim
Filozofi e art
Theatër e Operë
Muze e arkitekturë
Sy i programuar
Ikonë në kinematografi
Bekimi ynë
Vargje poeti për Ty shkruan
Manifest arti në takim
n’Atdhe e në mërgim
Fizikë e Metafizikë
Simbol e metaforë
Ide që rrjedhin për damarë
Ejani në takim
Në burimin e dhimbjes
Kohë që kalon
Breshër e padrejtësi
Ngel puna
Letrat i mori era
Zilja, pastaj kumbimi
Ranë rënd në shpirtin tënd
Vargu mbretëron dramën
Në tragjedinë e pashkruar
Grin kohë
Në fletë gjethesh
Nuk shkruhet
Dashuria
As historia
Shtangim
Kohë e bukur
n’artin e Bekimit
Të madhit Fehmiu
Të dua sa fjalën e lirë
Të dua me fjalën e lirë
Atë ditë në dhuratë
Të romanit tim
Më pyete dhe më fole për Parisin
…pastaj kohë e brishtë
Mjeshtër e artist
Ndezim dritat
Ndriçojmë ëndrrat
Flakë e qetësi
Detyrë e poezi
Nënshkruam besimin
N’artin e Bekimit
Le të jetë dita e parë
Në respekt të së kaluarës
Vuajtjeve të përjetuara
Artist vëlla
Përshendetje
Udhëtimi yt
Orgoizëm, o , pa te
I ndarë në dysh
Atje e këtu
N’Atdhe e në mërgim
Aeroplan që bartë
Mëndimet e mia
Në fluturim dukesh i lehtë
Pa poezinë time
Që mbetët n’Atdheun e vet
Në aromën e luleve
Mllef dhe vuajtje
Aty do të shprehet
Pa lotë
Me gjuhën e lapsit
Me shkronja të arta
Të lindura
Në kohëra të lashta
E ndieshme
Koha e Bekim Fehmiut
Jetë e lexim.

Prishtinë (me një takim me të Madhin Bekim Fehmiu)
1.Seigneur-I dërguari i Perëndisë

*Nga libri: Album Artstk :Bekim në Bekimin, Prishtina Press , Shaqir Foniqi !

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com