Kur ecën me këmbët e mëndjes..! – Ardian Muca
Mirembrema e gezuar miq..!
Kur ecën me këmbët e mëndjes..!
Këmbët e mëndjes m’sollën sërisht tek ty.
Kisha dëshirë të t’thoja të fundit fjalë.
Na mbertheu heshtja kur u pam në sy.
Të fliste tek veshi,mos e humb ktë djalë.
*
Bëmë një kafe,të lutem,gati mërmërita..!
Ndeza cigaren,í mjegullova sytë trishtimit.
Kafenë me dy-tre të surbura e rrufita.!
Prisja shpirtin,t’i dali në breg hidherimit.
*
Ku gabuam,te pyeta duke i fshire igrasine?
Shpirtit truplagur,që dridhej si barishte.
Foli pamja jote,si e njeriut,qe pret autopsinë.
U nxituam ndoshta,kur mbollëm n’fidanishte.
*
Kot buzëqesha e cigaren tënde thitha.
Kërkova puthjen e fundit lënë në cigare.
U dehëm nga një gotë e i thamë t’gjitha.
Pastaj dolëm t’numëronim yjet e fjetur në dritare!
@@@ @@@
Unë në Honolulu,ti në skajin tjetër.
Unë në Honolulu,t’i në skajin tjetër.
Numërojmë me mëndje mijëra kilometer.
Distancës së çmendur,ilaçin i’a kemi gjetur!
Duke shtypur tastierër,shuajm mallin e etur.
*
Masim botën,unë këtej,t’i têrheq metrin.
Ajo tundet,shkundet,e ka zët tërmetin.
Unë nga Honoluluja i’a ndjej kismetin.
Luleve të këtij prilli,po u vë taksmetrin.
*
Po lulet e turpëruara,t’lagur e kan pistilin.
Bletët nga i ftohti,s’dalin t’u thithin idilin.
U ngjizën pjalm e nektar,e pollën kopilin.
Shiu e era,sharmit pranveror,i lagu fitilin.
*
Rrjedhin lotët e dhimbjes,lerës së ngusht.
Shtyp një tastier,t’shuash zjarrin e prusht.
Thuaj;”o miku im i vjetër ndimom deri n’gusht”.
Atëherë mjaltëzuar,do jenë,të gjithe rrusht..!