Me këtë bukë – Natasha Limaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
ME KËTË BUKË
Të shijoj vesë mëngjesi, me ” Aurorën ” u zgjova
Erëmirën ” Ambroz ” shenjti, hapa krahët e mbështolla…
Ç’më mori malli për diell, faqen rrezes e u ngroha…
Prushërimin galaktikës nëpër yje e qëmtova…
Syri donte bukurinë, qilim lëndinês dallova…
Polifonii Labe desha, me ” bilbiln ” e këndova…
Ç’më thau etja për ujë, buzën kroit dhe e shova…
Uria më ” telikosi ” me gëzim më priti sofra ..
Ah.., u ” fiksha ” përmbi libra !…Me këtë bukë kurr s’u ngopa!…
N . L . ( F ) .
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com