August 9, 2024

Na thuhet – Rifat Ismaili

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NA THUHET

Na thuhet;
” Dora që mbjell arrën
Do vdesë!”
Na thuhet;
” Pëllumbi është ters!”
Angullimat e qenve
Ku- kutë e qyqeve
Paralajmërojnë vdekjen.
Dora e majtë merr
Dora e djathtë jep.
Mos prit thonjtë në darkë.
Mos u laj të martave.
Para martese
Dashuria në shtrat
Është mëkat.
Mos…
E mos…
E përse s’ thonë;
Jeta për ju s’ është!

Përse nuk na thonë;
Hesht! Askush nuk je
Lindur dhe rritur
Në pranga bestytnish.
Në pëlhurën e merimangës
Thuret e shthuret
Çdo shpresë e jona
Që lind me natën
E shuhet në mëngjez.
Nën hapa të mjere
Që shkundin harresën
E lahen me vesë.

Në zemrën tënde
Në zemrën time
Fle kukuvajka
E pabesë.

Pabesia e shekujve
Endur me marifet
Nga mjeshtrat e mëdhenj
Të Gënjeshtrës.
Që si minjtë
Nën rrogoz
I tremben së Vërtetës.

Na thonë
Tu falemi zotave
Zotave të tyre me mjekërr
Të bardhë si bora.
E heshtur na vërtiten
Te padukshëm
Sipër kokës.
Po ne u falemi
Veç zotërve të tokës
Maleve të shenjte
Gureve tē përgjakur
Detit dhe qiellit
Anijes velekreshperuar
Dhe vetvetes.

Na thonë
Ç’ nuk na thone.
Për fat të keq
Si një ogur pervers
Shume i besojnë.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com