Puthja – Pullumb Ahmeti
Miremengjesi
PUTHJA
Pullumb Ahmeti
Puhizë pranvere mledhur aroma
ndjeva buzëve ngjyrë manushaqe
aty buzë detit vorbulla s’njeh mosha
kristale kripëzash mbetur në faqe.
Deti s’më ndali të puthja dy buzë
dy buzë të ëmbla nektare mbuluar
bletare mëngjesit ,gjumë s’fle kurrë
aromë lëndinash ndër hoje mjaltuar.
Stinët ti putha buzës njomëzake
të ftohtin dimër e largoi pranvera
vera më dogji si prushi një vatre
frutdashurie puthjesh fali vjeshta.
Frutputhje shijova buzës ciphollë
deti sa rreket të na rrëmbejë në gji
puthja vjeshtake thotë ,dashuromë
dashuromë,më thoshte zemra për ty.
*******************************************
Pullumb Ahmeti 13/9/2015**10”45”