August 22, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

QYTETI I KARANTINES

Shenim:kjo vjershe eshte me pulle te kuqe. Nuk rekomandohet ta lexoje ajo kategori njerezore qe e sheh boten bardhe e zi dhe nuk pranon asnje mendim tjeter vec mendimit te vet.

QYTETI I KARANTINES

Ne kete qytet dielli lind ne mbremje dhe perendon ne agim,
Ketu ne dasma qajne dhe ne funerale qeshin.

Ketu burgun e quajn liri,dhe lirine burg,
Ketu dehen me uje dhe etjen e shuajne me raki,

Ketu rendin gjithe jetes dhe s’arrijne askund,
Ketu rrine shtrire ne divan dhe mberrijne gjer ne Alaske,

Ketu rrugen e maternitetit e ngaterrojne,te varrezave e gjejne symbyllur,
Ketu cmendinen e kane disko dhe diskon cmendine,

Ketu lindin te thinjur dhe vdesin femije,
Ketu alfabeti fillon me Zh dhe mbaron me A,

Ketu kryeministri del me brekushe, kopshtari rri me kollare,
Ketu flasin shqip por s kuptojne asnje fjale,

Ketu flejne gjithe diten,naten bejne punet e shtepise,
Ketu te krishteret falen ne xhami,myslymanet ne kishe,

Ketu prifterinjte luten arabisht,hoxha kendon latinisht,
Ketu merren vesh me gjithe boten, njeri tjetrin s’e kuptojne kurre,

Ketu kurre s’e kupton a je gjalle apo ke vdekur.

Karantine,mars 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com