August 10, 2024

Rruga e kombit – Kasam Shaqirvela

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Titulli: RRUGA E KOMBIT
Autor: Kasam ShAQIRVELA

RRUGA E KOMBIT
( P.I.A.Sh. )

Përgëzime e urime të gjithë atyre
Që e kanë marrë këtë rrugë të gjatë
Edhe ecja iu qoftë me këmbë të mbarë
Se, këtë udhë mund ta shkelin vetëm ata
Të cilët përvrçse janë, por edhe ndihen
Pellazgë, Ilirë, Arbër, Shqiptarë.

Rruga e kombit është e vështirë
Dhe e mbushur përplot me befasi
Herë të del rrafshinë e herë rrëpirë
Ku të dalin shumë prita dhe lukuni.

Të vërtetat tona neve po na presin…
Peshën e kohës e mbajnë gjatë mbi krye
Ose t’i rringjallim ose do të na vdesin
S’do t’kemi Gjurmë Shqiptare pas për tu kthye’.

Sa herë pushtuesit keq m’i kanë shkelur
Lot e gjak janë derdhur përmbi këtë dhe
Por gjithmonë aty rrënjët na kanë ngelur
Rrënjët Shqiptare sot kërkohen për Atdhe!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com