August 28, 2024

Agimi i shembjes së kufirit – Riza Reshani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

AGIMI I SHEMBJES SË KUFIRIT
( Në 21 Vjetorin e Epopesë së Koshares, Heroit Agim Ramadani).

Shekujt kur vrisnin motet
E zogjtë kur çukisnin krismat për Liri
Bukën me dhjetë kore të mërgimit le
Kufirin e hekurt ta shembje, kufirin e Zi.

Që gjuha më e vjetër e Evropës
Të mos shuhej, as kroi i ftohtë i gurit
Gratë të mos hidheshin nga shkëmbi
Si Argjiroja dikur, gratë heroina të Sulit.

Rrënja jonë të mos shkulej
Toka të fliste Arbërisht
Trungu nga erëra të mos tundej.
Gadishulli ynē Ilirik.

Në Kosharen e kufirit tonë të hekurt
Ballëzjarrtë, ti kasnec lirie, Agim Ramadani
Copëzat e gurit theje, bariu të mos vritej
Gjarpëri shtatë krerësh, të mos rrezitej.

Ashtu muzat e poezisë të kishin mësuar
Zhegra, Kosova, Iliria
Të kishin mësuar thinjat e historisë
Odat e Karadakut, djepat e fëmijërisë.

Se ndryshe s’ikte mbretëria e zezë
S’ këputeshin penjtë e Korbit
Që fole të ndërtonin lejlekët e Jusufit
Nga plaga, të mos dergjej Ashti i Kombit.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com