Dil kërko pak dritë e ëmbla dashuri – Floriri Z Petra
DIL KËRKO PAK DRITË
E ËMBLA DASHURI…
Mos qëndro ngujuar,
kaq vite…
Në thesarin shpirt…!!
Më kanë munguar
vështrimet e tua,
erdhur…
Me flladin mëngjesor
Syri yt i bukur,
mos është tjetërsuar
nga kjo heshtje e gjatë..
Kam pritur të shijoj
të prushtat buzë,
kur koha mi ndaloj..
Fjala jote,
më e ëmbël se mjalti
shpirtit i ka munguar
si i vetmi ushqim..
O ëngjëll i gjallë, prej vërteti
ngrihu nga shtrati i gjumit
kur jeta të thërret..
Bëj një zgjim,
largoje të keqen, nga vehtja
le ta marrë djalli.
kësaj jete në rrugëtim..
Nuk e di sa kam etje
zemra ime ende të pret..
Mbijetesa në këto momente
kaq të vështira
bëhet forcë, një kurajojo për vehten
për ta jetuar jetën..
Mos kujto se ke ngelur, vetëm
Është një shpirt i lirë..
….frymën për ty afron..
Të përqafoj së largu,
moj zemër femre, nëse më lejon
Mos ki frikë,
…..nuk jam i infektuar..
Me ty ndjehem i dashuruar,
ndjenjat distancën, largësi sfidojnë..!!
E heshtur pse qëndron
kur të flas, nuk më beson..!?
Jeta na servir të vërteta
duam apo jo, do ti pranojmë..
A ndalohet dielli të lindë
çdo mëngjes..!?
Mundet errësira ta mbulojë globin
dhe të kemi vetëm netë..!?
Jo them unë, po ti si mendon..!?
Kështu dhe shpirti i poetit
nuk ndalon, së menduari..
Muzgjeve,
kur mbrëmja bie mbi qytet
duke hedhur pelerinën,
ngjyrë gri..
Poeti në cepin e dritares
vështron qiellin me yje
Të kërkon tu bëjë shoqëri
por nuk harron së shkrojturi
vargje dhe poezi..
Për miken e zemrës,
kur ëndrave vetëm e takon..
Të duash një njeri eshtë pak
por ti ndjehesh pranë
në ditë të vështira,
nuk mjafton..
Kështu vij tek ty, o ëngjëll
me krahët e një pëllumbi..
Sjell aromën e pranverës
largoj errësirën e natës
Ndriçoj udhët e ditës
ku jeta rrjedh si lumë
Zgjeruar shtratin, nga prurjet
e rrëkezave zbritur malit
Shkrirë bora shekullore
nga ngrohja globale..
Ju më prisni, mbyllur
katër murreve të shtëpisë
Ku dhimbja qëndron shpirtit
një plagë e hapur,
pret të takohen zemrat tona..
E ëmbla dashuri,
mos u mbyll në shpirt
….Dil kërko pak dritë..!?
Floriri Z Petra
New Jersey, USA
April 3rd, 2020
Të drejtat e autorit rezervuar..