Jo nuk e lë ! – Ulku Bardh
JO…NUK TA LË
(Luginës së Bashkuar)
Nuk ta lë, jo nuk e lë!
Pa i kthyer ndonjëherë
Pa i marrë ato troje
Ato vendet e mia…
Ashtu si thot dhe historia
Deri në gropa të Nishit
Pa sikur t’më dalë shpërgaj
Edhe gjaku im prej mishit.
Nuk ia lë ore…
Nuk ia lë kurrë…
Tokat e mia serbve e Serbisë
Për qefin e carit të Rusisë
Sepse, i kam të stërgjyshit
Toka të trashëguara prej gjyshit.
Edhe dimrit edhe stinës së verës
I marrë etshëm erë luleshqerës
Unë i mbaj sytë përandej…
Tokës time të larë me gjak
Shpinën kurrë unë s’ia kthej!
Nuk fshihen dot pasojat
Nga dhuna me egërsi bishash
Sepse ato më duken në trup e lëkurë
Të ngjyrosura me bojë të allit
Mintanash dhe këmishash
Edhe shami të lidhura ballit
Dhe, këtë gjë tashmë,
e dinë fëmijët e djepit
Edhe pleq me mjekër
Se, përse neve..?
Na i bëri kështu Serbia plojat
Jo e vetme por me agjenturë.
Vendet e mia më nuk i japë
Sa ta marrë veten pak nga lëngata
Herëdo-kurëdo do t’i marrë prapë
Ato fusha pjellore e male të larta.
Atyre grykave unë e mbolla historinë
Madje aty më janë edhe varret e Fisit
Atje ma këndojnë burrërinë e tragjedinë
Në gjuhën time të moçme atë shqipe
Si dhe këngët e Plisit dhe Lisit..!
© Ulku