August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

***
Që të shkruaj,
s ‘ka qenë kurrë nevoja që të pi,
megjithëse sot nata
e tëra më ngjan me një kërcënim,
dikur të thashë ..,
ma jep dorën ta ndajmë dhimbjen bashkë ,
a e di,
hë kam qenë gjithmonë I natës përqafim,
sot s’di pse qielli më ngjan me një burg blu,
më ngjan fillim e fund kjo heshtje,
kur unë të ve maskën,
të ledhatoj dhe flokët e bardha,
ti më pyet:
-do vdes vajza ime,?
Me thënë të drejtën
dua të vdes,
u lodha…,
por ti marrsh e jetofsh sa ditët e mia…,
dua të shkoj në fshat..
-po mua Karali ku do më lesh manula ( mama)…,
unë s’kam mama….,
I mbushi sytë me lot..,
– epo mirë sot s’po ik..,
një telefon dua të bëj……
(Se dita kurrë sa të pathëna fshihte ai numër tl …)
dhe iku..,
më la boshllëkun …
1-4-2020 Diturie Hasanaj

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com