Portret nëne – Hasan Qyqalla
PORTRET NËNE
(Nënës Ajshe)
Loti yt,…ah nën’ Ajshe
Ujë që shuan etjen
Që njomë shkrumbin e zi
Që miklon vapën
Nyjë për At-Mëmdhenë…
E retë trazohen
Shqipet s’kanë më fole!?
Takon Maska-renjë në udhëkryq
“zogun” mban shtrydh
E ndjek,
E shtyp…
Faqe e re me portret Nëne
Në Historinë e “moçme”
Doktrinë:
E fisnikërisë
E derës së parë
E gurit të gdhendur
E lotit të mekur, kombëtar!
Miop e shejtan
Pështyve në surrat.
Jusufi, po vjen
Në krah të kanjushës
Pas tij ngrihet Bardhi
Akoma pa rrudha balli
Në Kasollën e t’ Atit
Në drurin e shtratit…
Kitara var në mur
Portret Nëne në pikturë.
Më kujton Nënë-Rinë
Portret vargu për poezinë.
Bardh, 17. 01. 83.
Nga poetit Hasan Qyqalla ne vigjilje te pervjetorit te renjës se deshmorve Jusuf e Bardhosh Gervalla dhe Kadri Zeka.