Sa kohë – Rifat Ismaili
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
SA KOHË
Qielli do të flasë për heshtjen
Dhe deti do të ruajë në thellësi
Zemrën tonë.
Sa ngjajnë fëmijët me Diellin?
Sa ngjan një ëndërr me Jetën?
Për sa kohë
Do na rrethojë Misteri
Dhe frika do tingëllojë
Si flaut i kobshëm?
Çfarë do të bëjmë ne të dy
Sikur të humbim në errësirë
Njëri- tjetrin?
Sa kohë
Do të qajmë Vdekjen?
Në cilën natyrë do rilindim?
Në cilën mrekulli
Ti do më puthësh?
Në cilën natë magjike
Plotësisht do më jepesh?
Sa kohë do jetojmë me veten?
Sa kohë do të jemi
Banesë për të tjerët?
Sa kohë do të jemi
Të vërtetë dhe të gënjeshtërt?
Sa kohë do ta duam jetën?
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com