August 8, 2024

Botës mbarë – Floriri Z Petra

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NJË MESAZH PËR JU NJERËZ
*** BOTËS MBARË***

Çfarë kërkon Ti, Unë dhe të tjerë
Kjo botë të shkojë në skëterë ..!?
Ju njerëz të rinj, të pasur dhe të varfër
Çfarë mendoni,..
Se mbi tokë do mbijetoni..!?
Një ditë..siç kemi erdhur, do të largoheni..
Të lemë vlera për të tjerë
Jo të mendojmë ti shkatërojmë
të rrojë kush të mbijetojë.
Zoti na solli si të barabartë
Por rrugëtimit jetë,
kurrë nuk ka barazi e drejtësi..
Se kush lufton me mënyra të ndryshme
të fitojë, nëpër thesare të verë pasuri
Mos tja u shikojë njeri..
Duke shfrytëzuar, popullin në mjerim
me djersën e tyre, venë kapitale..
Bredhin botën anë e mbanë
deri atje, ku dielli si ka parë
vetëm për të marrë..
Ajde bote sa paske halle,
nga këta njerëz sharlatanë..!?
Jo vetëm popullin, por dhe ty
nuk të lanë rrehat..
Kanë sensin kohë vetëm me të xhvat…
Kini pak mëshirë, falni dashuri
tek njerzit në nevojë,
që vuajnë çdo ditë, për bukën e gojës..
Pasuri vini ju liderë,
nuk shikoni, ata njerëz të mbytur
në skamje e varfëri..!?
Ndihmoni fëmijët, ngelur jetim
lindur dhe vuajnë nga sëmundje..
Sa bëhen plagë e prindërve e shoqërisë..
Mbillni pemë ta zbukuroni këtë natyrë
të lulëzojë një jetë..
Jo ta shkatëroni, o njerëz të pasur,
kësaj bote ngelur liderë…!?
Mëndjen e kini të zaptoni
jo vetëm tokën, detet
por galaksitë dhe qiellin
Mos doni dhe ajrin ta rrëmbeni
po e ndotni me viruse, sa vdekjen sjellin…
Mos ju takon, hëna me diellin..!?
Ta lini këtë botë në errësirë..
Jo, jo mendohuni mirë..
Armë nukleare, biokimike, bakterologjike,
apo bërthamore, çdo ditë prodhoni
Ku doni të shkoni,
Tokën mëmë ta shkatëroni..!?
Kur Zoti e krijoj,
për të gjithë ne qënjet e gjalla mendoj…
Se kush mban sekrete, njëri tjetrit tja kaloni..
Më në fund..Çfarë kërkoni..
Bëheni naivë, apo se kuptoni..!?
Një ditë kësaj toke, ku ecim si kalimtarë
do tja vemë shpatullat, përjetësisht do qëndroni…
Të paktën diçka të mirë bëni,
për njerëzimin…
Të mbaheni mënd..!?
Jo tju urrejnë kur të kini ikur,
një pllakë mermeri, mbi kokë do kini
Sa do tju rëndojë, për ato që kini bërë..
Çfarë mbollët dhe korrët,
me vehte a morrët..!?
Ja për këtë mendoni, kur jini gjallë..
Dhuroni tek të tjerë,
të mbaheni mënd ngaherë..!?

Floriri Z Petra
New Jersey, USA
April 8th, 2020
Të drejtat e autorit rezervuar..

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com