Çast hyjnor që më buzëqesh – Rifat Ismaili
ÇAST HYJNOR QË MË BUZËQESH
Nata humbet në një fole
Dhe unë tek ti humbas
Nuk di më se çfarë ndjej
Pasqyra më bën të plas.
Më thërret veç zëri yt
Si zë i ëmbël perëndie
Dhe hap’ i lehte ndër gjethe
Që shket me nur perrie..
Veten shoh në pasqyrë
Sikur po shoh një djall
Në zemer mbaj mynxyrë
Një dashuri pa fjalë.
Nata fle tek syte e tu
Dhe mua më mban zgjuar
Dritarja hapet vetvetiu
Shoh sytë e tu të shkruar.
Veten në qiellin e heshtur
Si bishëz shoh të arratisur
Me qarje pa zë , i mekur
Me zemër të llahtarisur..
O dritë që feks në zjarrin tim
Mollë e mëkatit të ndaluar
Më ke hedhur një mallkim
Në rrezëllim jam përveluar.
Çast hyjnor që më buzëqesh
Dhe fshihesh pas një reje!
Më jep ëmbëlsi dhe shpresë
Mos dëno me kaq heshtje!
Lermë të shijoj buzët e tua
Të t’ kafshoj si i pangrënë
Si i dehur, me ngulm të dua
Për ty do bëj çdo gjëmë.
Më përkund me hiret e tua
Nën flokë të hyj pa zhurme
Atje si Gishtoja të fle dua
Dehem me tëndin parfum.
Më ler të t’prek veç një çast
Dhe udhë e largët të më presë
Në ikje do kthej kokën pas
Dhe do rroj me shpresë!
2- 4- 2020