August 6, 2024

Lëngimi i një peme – Ylli Pollogati

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

LËNGIMI I NJË PEME

Madhështia e saj
Na joshte sytë e ëmbëlsonte gjakun zëmrës…
S’ndjeva ligështim
Kur kokën mbante mënjanë
Si i larguar
Aty
Hijes së saj lexoja mallin..
Mu duk ndryshe!
Pemë e pagjelbëruar
E gjelbërta lëngonte
Degët e zbehura në këputje
E zverdhura e gjetheve më kujtonte diegie..
Frutat
Si njoha fare
As në formë e as në ngjyrë
Me lot i pash të rënat rreshkur e tërë plagë
Që flisnin për një vdekje me emër të gjalli..
Si preka
Jetim
Erërat mundoheshin ti flaknin…

Y.P / SHTATOR- 2019 –
————///////————

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com