Ndjenjë sa një det – Izota Rexha Haruni
Ndjenjë sa një det
*@izoreha*
Rrëmbimthi hyri , pa pyetur, si një ciclon,
Derën e shpirtit e shtyu me furi,
Ç’farë gjeti ktheu përmbys pa mëshir,
Rrëmuj e bëri të shkretin…përsëri .
Ja theu pasqyrat ku shkruante mendimet,
Ca copëza pa formë në ajër mbetën,
Të pafajshmet ndjenja fundëjete përpëliten,
Në copëzat e pasqyrës të vrara veten gjetën.
E ç’ish’kjo dallgë që kohën forte e tundi,
U epën edhe muret me tabanë,
Të përgjumura ca flatra pluhurin shkundin,
Në skuta fshehur rrinin, nga koha lënë mënjanë.
Në muret çarë nga dhimbja feksi drita,
Ca rreze gjys’ të thyera në shënjë goditën,
Mjaftoi një lëkundje , fillojnë e zgjohen ëndërrat
Ç’ish’ kjo erë që hyri kaq papritur.
Tisi agimi, e shpresa frymon jetë,
Rrezet le të puthin tok’pa shkelur,
E madhe qënka ndjenja, se mban një det.
E ç’ish kjo erë që ndezi shpirt’ pa prekur!?
Izota Rexho Haruni