August 7, 2024

Një zog kishte rënë për tokë – Nezi Plaku-Velaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Një zog kishte rënë për tokë

Një zog i vogël nga foleja për tokë kishte rënë,
I tulatur rrintenën një gëmushë, i strur me një këmbë,
Rinte i trëmbur, ndoshta kishte frikë nga unë,
Nga lart zogjt e tjerë shoqëri i bënin me ciu-ciu

Sytë në mjergull kishin humbur shkëlqimin,
Varur mbante kokën, pastaj me zor e ngrente prap,
Në përhumbje, ngadalë ja ndëgjoj cicërimën,
Nga dhimbja, dridhej duke parë rreth e qark.

Kryqëzuam shikimet, flladi lehtë na përkëdheli,
Nga toka e kadift e ndjem lulëzimin e gjethit,
I afrohem ngadalë duke i buzëqeshur zogut,
Ti vija në ndihmë, të shikoja çfar kishte.

E kontrollova me kujdes nga koka tek këmbët,
T’i lehtësoja dhimbjen kërkoj me shpirt,
U zbraps mbrapa kur i preka këmbën,
Nga dhimbja u tulat,i sforcuar i mbylli dhe sytë.

Dhimbjen, zogu tek unë e përcolli,
Renkimi më cicërimë më shpoi në shpirt,
Mora një kashtë nga bari dhe një fije përi,
Ja lidha këmbën, që më mos ti dhëmb.

I kënaqur, i çliruar, shpushpurisi krahët,
Falenderimin ma dha me një buqetë cicërimash,
Më përshëndetën me ciu-ciu dhe zogjt e tjerë,
Nëpër hapësira e lëshova të fluturoj i lirë.

Nezi Plaku velaj
Tiranë 03.03.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com