Pranvera e kuqe – Mustafë Krasniqi
Poezi kushtuar ngjarjeve historike të demonstratave të `81-tës
Shkruan: Mustafë Krasniqi
PRANVERA E KUQE
Atje rrugët n’përflakje ishin,
Prishtina u bë lumrrjedhës,
lajm pranveror 11 marsi, thanë:
n’kuzhinë pjatat u thyen.
Rrugët prush nga hijet vërdallë
N’përplasje me rininë n’Prishtinë,
E kënga buçiste, merrte qiellin
Me djem e vasha dorëpërdore.
Në ditën e 26, të marsit pranveror
Gotat thyheshin nga vera e kuqe,
Të patrembur shqiponjat e Demaçit
Lidhnin plagët e moçme të mortit.
Me buzë të plasaritura shkrumb
Rrugëve të Prishtinës, rinia studentore
Puthte pranverën e 81-shit pa frikë dhe,
Villte gjak për goje, i përplasur për tokë!
1 prilli zjarr dashurie i shpërthyer
Në kapjen e rrezeve të diellit
Mjegulla mbërthyer ishte
Rrjedhë e lumgjakut n’Prishtinë.
2 prilli përvloi kohën n’zjarr shpërthyer
Mes britmave: “ja liri ja vdekje”;
Langojtë ta marrin ikjen, nga kanë ardhur
Kënga shpërtheu n’kushtrim “besa-besë…”
Djem e vasha të pranverës së kuqe, të ‘81-it
Nga torturat e shpirtzinjëve të kohës
Nuk u thyen nëpër çelitë e hekurta,
Që t‘ngrohta të bien mbi ne rrezet e dielli!
„Besa-besë“ me shpirtin e UÇK-së dhe,
Këngën e pranverës së kuqe, ‘81-i
Po e gëzojmë të bukurën pavarësi, liri!