Djep Vlore – Natasha Limaj
DJEP VLORE
Jam vlonjat, jo dosido, por i matur me karat
“ Zbatharak “ nga lagjj’e re, Karabashi me qoshe
Jam vlonjat ,o nga Lirimi, jo shaka ,por sua trimi
Shihni – shihni Tophanaja, shenjtëri Kuzumbabaja
Jam vlonjat nga Muradia , ishim ,pa u ngrit xhamia
Jam vlonjat me fjalë burri, ngjizur sheshit të flamurit
Kam dhe ca qeliza arti ,kafen e pi tek teatri
Hareshëm e shtun’e dielë, shëtitorja Vlorë-Skelë
Kume , Çole e Çentrale , djem me çika , zgjidhin halle
Denbabaden jam skelar , që në bark nëne notar
Jam vlonjat nga Uj’i ftohtë, Shtat’pallatet , përmbi kokë
Eh, ç’të them edhe të shkruaj , veton dhe në vend të huaj
Për ne nuk ka të pamundur , jemi në djep Vlore tundur!…
N . L . ( F ) . 11 / 04 / 2020