Era e marrë – Zymer H. Haliti
ERA E MARRË…
Thonë se erdh një erë e keqe nga larg
Pushtoi fusha e male lumenj e detëra
Askush s’dinte ç’emër ka kjo si plagë
Befasisht kishte filluar të marr jetëra…!
Kjo erë e marrë pyesnin të gjithë njerëzit
Nga erdhi,kush e solli at në vendin tonë?
Edhe shumë pleq ndër kohë e brezërit
Askush për këtë erë s’dinin gjë të thonë!
Dhe sot diç e njëjtë po ndodh në vendin tim
Quaje si të duash këtë keqe apo si infektim
Por njerëzit janë stresuar po kërkojnë sqarim
Nga erdhi kjo erë e keqe:lindja apo perendim.
A ka ligje kjo botë ? A ka drejtësi e mëshirë?
Kushdo qoftë që po luan me jetën e njerëzve
Qoftë i mallkuar,kurrë mos pastë jetë të mirê
Që mbylli gjitha rrugët nëpër fshatra e qytete.
Kjo erë e marrë që nuk shihet,nuk po ndalet
Dhe çdo ditë na sjell dhembje mërzi dhe lot
Në gjithë globin tonë tinëzisht po përhapet
Jetojmë me frikë,iku dita,shpëtuam dhe sot!
Zymer H.Haliti