Koncert lotësh – Bajrush Zeka
KONCERT LOTËSH
Sonte dua të shtrydh shpirtin,
Të nxjerr lotin e shumë moteve,
Telat e kitarës me lotin tim t’i ngjyej,
Të akordoj kitarën me nota të vajtimit,
Me rimat e dhemjes së vargut,
Që telat të bymosen, të tkurrën,
Të çmenden sikur më çmend dhembja mua,
Le të rrudhën, të ndjejnë drithërima,
Nga tingujt nostalgjikë të vajtimit!
E ai tel që nuk duron të padurushmen,
Le të këputet si shpirti im,
Në këtë koncert lotësh!
Telat e kitarës sonte,
Me lotin tim
Dua t’i ngjyej,
Gjak e lot të pikojnë!
Kitarë!
Sonte loti im është pentagram me nota,
Nxjerr tingujt që më dalin nga zemra,
Kjo është vetëm melodia ime
Dhe jotja, njëkohësisht,
Kitara ime!
Bajrush Zeka