Mund të jetë vonë – Floriri Z Petra
MUND TË JETË VONË…
VALLË DO E KUPTOSH..!?
IKJA JOTE E SHPEJTË
ZEMRËN DO LËNDOSH..!!
Një ditë do më kujtosh
kur të jem larguar
Ti nuk ishe e denjë
të më mbaje pranë, mua
Kur netëve përgjërohesha
ditëve të thesha të dua..
Su bëre shtrat i ngrohtë,
për të ëmblën dashuri
S’durove të vinte pranvera
të çelnin filiza të rinj..
Mëndjen ta morrën, ecur rrugës,
ca djem çapkënë
moj thëllënzë, zbritur prej mali
Do ta kujtosh këtë zemër,
ishte i mirë, çamarok djali..!!
Kur ti mendoje për një tjetër
se do gjeje parajsën e vërtetë
U bëre qiell i vrenjtur, tu errësuan sytë,
mbushur nga retë e murme
ike pa pyetur, bëre si munde vetë
harrove dashurinë e vjetër..
Por mos harro…!?
Se jeta sjell plot peripeci
shpejt të ndan nga një dashuri
por të hap, një dritare të madhe
Të shohesh vehten, në gjithësi
sa larg prej njerzve, paske ikur ti..
Largon brenga dhe halle,
por merre jetën me ngadale.
Ndoshta këto vargje,
ju sjellin trishtim
s’ mund tu ndryshojnë,
kur vijnë si një vargëzim,
Shpirti yt së shpejti
do të gjejë tjetër gëzim..
Në zemrën time, s’gjete dot strehim.
Si anije erdhur në breg,
pret dallgë e stuhi të mbarojnë.
Kërkon e detyruar një akustim,
sa deti me dallgë të qetësohet
të marrë sërisht një udhëtim..!!
Do vij një ditë, të trokas
në dyert e zemrës suaj.
Inat të lutem, mos më mbaj
për ty nuk do jem i huaj..!!
Jeta sa mund, të sjell vërdall.
Shpirti tek ty, dua të më dalë !!
Floriri Z Petra
New Jersey, USA
April 10th, 2020
Të dtejtat e autorit rezervuar..