Në parkun e fjalëve – Ramiz Kuqi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
NË PARKUN E FJALËVE
Shumëzohen kujtimet
Hapet albumi i grisur
Copëza ëndrrash
Rrinë nëpër lule
Copëza malli mërgimtar
Rrugët janë mbyllur
Ofshajnë stacionet
Aeroportet
Njerëzit i kanë paluar letrat
Nëpër valixhe
Në parkun e luleve
Fluturojnė zogj të rrallë
Që kanë harruan veten
Emrin
Duart i shtrijnë horozonteve
E psherëtijnë
Në parkun e fjalëve
Gjurmët e heshtjes
Belbëzojnë
Nëpër ofshamë vrushkujsh
Që s’i sogjon asnjë sy
11.4.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com