Secili e do të vërtetën – Rifat Ismaili
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
SECILI E DO TË VËRTETËN
Kam mall
Per pranverën
Stinë
Që përndrit jetën.
Zogjtë i ngre
Nga dimërimi
Kopshti heq
Borën e harrimit.
Tani në dimër
Dritarja
Me shpirtra ngjyhet.
Shirat e zymtë
Më lagin mendimet.
Një fole zogjsh
Humbet nëpër mjegull.
Humbas dhe unë
Mes marrëzisë…
Ca tinguj
Shuhen nëpër erë
Me shpresë
Tek një mëngjes i ri.
Secili e do
Të vërtetën e tij.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com