S’pata guxim – Arjana Fetahu Gaba
S’PATA GUXIM
Sa herë kam folur, me veten për” Të”,
Si një budallaqe, dhe ndoshta,
Krenaria ime, ish e tepruar disi,
Dhe unë kurrë, dot se mposhta.
E ndjeja lëndesën e shpirtit tim,
A thua, s’më bënte përshtypje,
E fshehja, sikur të mos ekzistonte,
Për mua, ishte vetmbytje.
Mundohem të gjej, një arsyje,
Të kërkoja falje, pse s’pata guxim,
Përse unë, s’u ktheva më kurrë,
Ti gjeja shpirtit tim, shërim?!.
Dhe vitet, u shpalosën nëpër kalendarë,
Dhimbjet e thella, në shpirt të mbeten,
U thinj koka ime, por zemra,
Kurrë, s’ma fali dot veten.
Ndaj, më ka ngrënë të gjallë ç’do ditë,
Të them më fal, është shekuj vonë,
Unë s’pata guxim, as dje, as sot,
Ka për të qënë, kështu gjithmonë.
Mbytu tani, me krenarinë tënde,
Flas me veten, dhe veten dëgjoj,
Ndoshta do t’jemi në jetën tjetër,
E vetmja mënyrë, që unë ngushëlloj.
Arjana Fetahu Gaba
Të gjitha të drejtat i përkasin autores!