Udhetoj mes yjesh ne – Lek Gjonaj
UDHETOJ MES YJESH. …
***
Udhetoj mes yjesh ne
krahet e endrres,
Pershkoj galaktikat ne
pafundesi,
Te gjej nje bote tjeter larg
dhunes e dhembjes,
Ku shihen vizionet pa
perde ne sy. …
****
Larg botes ku te flasin
me gjuhen aliene,
Ku mendimi perqmohet e
vetmia lind stresin,
Ku liria e fjales mbyllet
me qepene,
E ndjenjat njerzore lindin
edhe vdesin,
****
Larg botes ku njerzit s’kane
e s’gezojne te drejte,
Se mangalli i saj eshte
ftohur e shuar,
Ku shpresa ne ikje
perkundet ne det,
Se vendi ku ka lindur
i duket i huaj. ….
****
Dua nje bote te paqte
e pa andralla,
Ku ylbere ngjyrash
derdhen plot larmi,
Ku shtrohet e gezohet
ne sofren bujare,
E larg marrezive ngrihen
veq dolli. ….