Pranverë shqiptare ’81 – Lumni Nimani

Pranverë shqiptare ’81
Djelmni heroike e pranverës shqiptare.
S’trembe çerpikun e imja trimëreshë.
Me ballin lart kundër hordhisë barbare.
Në luftë me krajli me pushkë e me besë.
Djem e vasha të gjithë si shqiponja lirie.
Ju u hodhët n’grykë tanku pa pasur frikë.
Kjo tokë është e jonë s’është tokë Serbie!
Rroftë për jetë e mot Kosova Republikë!
Si bishat e egra u turrën gjakatarët.
Me udbashë policë e tanke me ushtri.
Na e dogjën tokën që na e lanë t’parët.
Duke vrarë e burgosur shumë pleq e t’ri.
Por nuk vritet kurrë ai shpirti i lirisë.
Dot s’lidhet n’pranga e as poshtë s’bie.
Ju jeni hero lajmëtarë të Pavarësisë!
Themelet ju i shembët asaj Perandorie.
Nxënës e studentë ju marshuat përpara.
Me Flamur kuq e zi në sheshe e qytete.
Krenari e Kombit juve u priftë e mbara!
Rroftë Shqipërina jonë sa male e dete!
Lumni Nimani
01. prill 2020