August 10, 2024

Sa ëndrra u vranë…? – Pullumb Ahmeti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

SA ËNDRRA U VRANË???

Pullumb Ahmeti

Poemth

Sa ëndrra u vranë
në rrugët e pashkelura për të qënë të lirë?
Sa jetë mbetën
të mbërthyera në udhëkryqet e botës?
Sa lumenj u tretën
gjirit të kolmë me qumësht të pirë?
Sa rrebeshe u përplasën
fort trupit tënd të dërrmuar kohës?
Sa pyetje pa përgjigje
mbetën tryezave vrastare botës së ”lirë”?
E përvuajtura ime
tokë e perëndive në mes të dheut,rri shtrirë,
Shtrirë me shpirtin plagosur
me trupin thelë-thelë në pjatanca servirur
Për orekse të shfrenuara
gojë e trup të pangijshëm ,për bisha shpirt egërsirë.
Oh,këlthet,prej dhimbjes
honeve të zemrës dhe thirrja gjëmonë lebetitur.
Lebetitur deri në asht
ku rrjedhëza gjaku të bijve u derdhën për lirinë.
Aty në shpate të gjera malesh
ndën hijerëndët lisa shekullorë netëve yje ndrijnë
Dhe sytë hedh tej nëpër kontinent
përmes sallave mondane ku ruletës luajnë tragjedinë
Gaztorët politikë nën marshe funebre
me thika (lapsa) gëlltisin copa trupi si mish,të shuajnë urinë
O tokë e vuajtur mijëvjeçarëve
ku botës i dhê nga gjiri yt dhe perandorë
Zotit ju lute nga froni papnuer,,
por dhe zoti të la udhëkryqeve mes bishave,, të pagojë
Bijtë ka herë rreziqeve,ke zgjuar
nga gjumi vdekjes e dhimbjet shpirtin të kaplojnë
Me përdhunë kjo Europë
me shpirtin e njerkës të la jashtë dimrave të ftohtë
Dhe syri s’tu trisht,
shpirti s’tu ndrydh pse sot komb tjetër duan të krijojnë
O zot,në ka zot leri marrëzitë e marrëzive
a s’e di se s’ka komb mbi kombin martir,përmbi dhê
Komb çirren ,,komb i ri,,
Hej a s’e keni dit se aty flitet shqip që në kohë të perëndive
E si ngrihet një komb i ri
sharruar trupin gjakosur gjirin e mëmës të shkëputur si fëmij?
E mbi copa bezesh ngjyrosur
hedhin trupit ç’mendurinë,e sipër për simbol një flamur,
Flamur?,Flamur thonë,,katranosur
në guzhina helmatisur na e hedhin gjakshprishurit,të pa burr
Hej ti Europa plakë
me këngë maje krahu,shpat e pushk gjokset ngritëm mur
Mur ushqyer me gji Ajkunash
kohëve me diellin bashkë ku lindën dhe zotat nga një perëndi
Zotat e legjendave Homeriane
ku rrënjët flasin shqip anë e kand dheut në të bekuarë Pellazgji
Dhe diellit dhe dheut i falemi
i falemi deri në flijim këtu kësaj toke amë në mes të dheut,
Kohëve të lashta vijnë trokëllima
Dëgjoi Europ dëgjoi,janë trokëllima kuajsh të Skënderbeut,,
Ja vrave ëndrrën,ja vrave,ti lavirja
ku nderin të shpëtoi me shpat e gjoks martirësh shqiptarë
Ti nepërkë guri helmatisur në fjalë
Vjen kalëruar kësaj toke ku lëviz tërmetet e vullkanet ndez zjarr.
Majë malesh në kreshta klith shqiponja
Shqiponja me krahët hapur vështrim ndezur gjakun në flamur
Anë e mbanë ndizet sot dhe Kosova,
Dardane ku mijra vjet si male gjokset ngjizën e syri s’trembej kurrë
Mos na e lëndoni trupin e plagosur
plagosur nga thikat e pabesa ngulur pas shpine nga ty Europë
Ne jemi Pellazgjikë këtu mijra vjet murosur
murosur se yjeve zbritëm Yllirianë,e u gjunjëzuam vetëm për këtë tokë.
Mos na i vrisni ëndrrat,kohës gjakosur
gjakosur kënd skemi por jemi lutur këtyre anëve vetëm për një Zot.
Dhe Zotit i lutemi,,si të parët tanë
Mos e ngacmoni Shqiponjën e këtyre maleve të rand për atë bot
Se trandet zemra e dheut të kahmoçëm
e shqipet ngrihen e bëhen uragan dhe bota do të ndizet e s’ndal dot
Te kjo tokë e përthithur kohërave,, sa ëndërra u vranë?
Sa lumenj gjaku rrjedhin akoma të pa tharë brenda gjirit të saj?
Mos na i vrisni ëndërrat,,
Ëndërrat ku u ngjizën me qumësht gjiri në gjoksin Amë,,
*******
Vargje Ahmetiane,,

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com