Besomë kur të them : ‘Të dua…’ – Floriri Z Petra
Besomë kur të them :
“TË DUA”..
Jetën e gëzuar
ta kalosh me mua..
Viteve erdhur me nxitim..!?
Buzëqeshja lind vështrimin
sa herë këtë fjalë,
ma ke thënë e dashur
apo nga të tjerë e kam dëgjuar…
Ajo të shton jetën
dhe kur je e dëshpëruar,
prej shpirtit largon stresin..
Duket një trokitje më shumë
rritëm, në zemrën e lënduar
vjen e heshtur, qëndron..
Nga stina erdhur e brishtë
a fjalët e hidhura, dalë prej goje..
dashuria, s’mundi të mbjetojë
tek ajo zemër e kuqe zjarr
Kur më parë u shua
si veskat e shiut në behar..
Petalet e çelura pemëve
u thanë nga ngricat, tani në Prill
Ashtu siç ulën kokën, nga breshëri
një gonxhe e sapo çelur, trëndafil..
E vuajnë dy zemrat e dlirta
nga thashethemet, a fjalët e pista..
Ndodh si fara e hedhur në arrë
kur s’gjeti teren të mbijë
S’ mund të ngrejë krye
si fidan të lëshojë llastarë..
Dashurinë e bëjnë me faj
si të jetë ndjenjë e marrë..!!
Eh, shpirti i poetit nuk hesht
nuk përton asnjë ditë
mes vargut vjen dhe flet
Kur bota para femrës, hyjni
i duket aq e vogël, sa i erren sytë..
Me duart e njoma, fillon trazon
ato vezë të bardha i ngron
si krahët e një pëllumbi
kur pret të dalin zogjtë…
Ja çfarë na sjell jeta, o njeri
po të ecësh drejt asaj udhe
Jo vetëm gjen të vërteta
por ndjen në shpirt kënaqësi..
Këtë e sjell një femër
kur e sheh si lule e çelur
me sytë e shpirtit, në zemër
e ndjen të rritet, çdo ditë..
Kështu ndodh, lind dashuria
Femra e bukur të çfaqet,
para syve, si Perëndia…
Ashtu të ndjej dhe ty,
kur të shoh sa afër ata sy..
Besomë kur të them :
*TË DUA*
Ta kalosh gëzuar,
rrjedhën e jetës, me mua..!!
Floriri Z Petra
Paterson, New Jersey
Aprill 12th, 2019..
Të drejtat e autorit rezervuar..