Dashuri e heshtur – Anastas Qirici
Dashuri e heshtur.
***
Yjet në qiell gumzhinin,
hënën zgjuan,
vezullimi ra mbi vajzën,
nur i zbukuruar,
dashuri e heshtur,
mos më tret.
*
Hëna sa qe zënë,
deti me tërbim,
vala përqafonte shkëmbin,
syri lëshon lot,
dashuri e heshtur,
mos më tret.
*
Diell i futur mes reve,
ku je fshehur,
o botë e pa anë,
pa një fund,
dashuri e heshtur,
mos më tret.
*
Kur puthet lumi me detin,
skuqet hëna,
Buze e vajzës tha një fjalë,
dashuri,
dashuri e heshtur,
mos më tret.
*
Këmbë zbathur për mbi zaje,
retë hedhin shi,
fustani ngjitur mbi trup,
flet me zoqtë në pemë,
dashuri e heshtur,
mos më tret.
*
Do shkund qiellin me yje,
mbase shikon ti,
të të bjerë një yll në zëmër,
të kthehesh të vish,
dashuri e heshtur,
mos më tret.
*
***Nga Anastas Qirici 12.04.2020.