Lutem… – Nexhi A Tahiri
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Lutem…
Koha sheron plaget ,
Ato i ndjej ne shpirt,
Kujtimet kam mbyllur
Ne nje vend te fshehte,
Per te qene e qete.
Ditet zvarriten ne monotonine e tyre,
Kerkojne diellin,ajrin,
Qielli hesht,rete lundrojne
Ne shtjellat e tyre,
Ngre syte kerkoj
Me dhembje ne shpirt
Lutem cdo minute,ore , dite
Heshtja bashkohet
Me lutjen time hyn ne zemer, hyn ne mendime.
Dhe kur nata mbulon gjithcka
Yjet ndrisin. ,cajne erresiren,
Duket heshtja e gjate,
E lodhur ,e zene ne faj.
Me vjen te cirrem, te therras gjithe hapesiren
Te ndryshoj kete bote
Te semure., te vrazhde.
Te ndryshoj keto ligje
Semurin boten,
Njerezit, kohen!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com