August 4, 2024

Sonte poetët më zgjuan – Pullumb Ahmeti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

SONTE POETET ME ZGJUAN,,

Sonte nga gjumi ata gjithë zhurmë më zgjuan,
potere mëdhenjtë me nga një got verë në duar,
ndalën në rrugicë me guraleca xhamit më gjuan,
cigaret zunl ndezën e me zë të lartë me ftuan.

Dritëza e hënës fshihej mes gjetheve të manit,
nga e qeshura s’i dalloja dot kush ishin nga zëri,
kur ngacmuan njërin me çallmë e qeshura ndali,
eja eja këtu pranë të pish me ne verë, i tha njëri.

Jo,jo,s’u besoja syve kur pashë Dritëro flokëbardhin,
pranë kishte Esenin ku pinte lirshëm një voodka
Bodlier priste e ndjeu sa dëgjoi trokthin e një kali,
kërkoi me sy Pushkinin,po puthte një vashë nga Moska.

Ëndrrat e zgjuan kur bridhte Moskës rinisë së parë,
devolliti vargjet nxirte shpirtit si diamante të parë,
me Esenin se zinte gjumi vargje lexon për një vashë,
një vashe ruse flokëverdhë zemra i kishte dashuruar.

Çallmën se hoqi nga koka ishte Omer K’hajami,
bisedonte sa shtruar në gjuhë të vetë me Raminë,
me tej Dante recitonte vargje pa droje, e njoha italianin,
ql ti përkthente nga persishtja e ftuan pranë dhe Naimnë.

Bilbiili i gjuhës sime shqipe shikonte në sy Dritëronë,
Imzot Noli qeshi dhe sakaq rubairat j’u dha në duar,
me një zë të lartë pak me tej Ali Aslllani po këndon,
rrija shikojja potere mëdhenjtë sa më kishin hutuar.

Zërin tim dëgjova, o Zot thashë mos nuk jam zgjuar?
Një dorëbute më përkëdhelte flokët më thosh; zgjohu,
ç’është i fola përgjumësh, zemër pse më ke zgjuar?
Po flisje përçartë në gjumë, agoi shko dhe freskohu.
**************

Varg Ahmetian,,,,,,,,,,,,,,

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com