Udhëtime – Dhimitri Jani Kokaveshi

UDHËTIME.
Shkëlqimet diellore
zbuteshin dhe
më rrëzonin, dinastitë…?!
Binin
me perendimet
zvariteshin
si një zbehje anemike
binin, fytyrës
së mbrëmjeve po linin
frymëmarrjet?
Të tkurrura etjeve
të netëve
i shtrija dhe shtrihesha!
Natën…?
Krahëve të mi mbërtheja
yjësinë!…
Si grimca rëre
i bashkoja
galaktikës, e vogël
nata…?!
Përsëritjeve ciklike
e vogla
natë…! E vogël
nata…?
Madhështisë së saj
lëviz
ndërsa unë, në tërësinë
e saj zbus
errësirat, binin!
Ndriçimit
Henor, më zgjojnë dhe
shtroj
vështrimet?! Si trajektoret
lëvizin
trupave qiellor
lëvizin
në shpejtësinë e dritës
mendimi im!…
Kursin e tyre tejkalon dhe
i bashkohet
dritës, duke thithur!…
Gjithësinë.
Dhjk ©12-04-2016