August 13, 2024

Bashkë do ia dalim – Myrteza Mara

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

BASHKË DO IA DALIM

Mbështetu në supin tim vëlla,
Dhe ndize fenerin në zjarrin e plagës
Fati i martirit në pjesë na rà,
Si gjahu në rrjetën e merimangës.

Mos u ngut vëlla, kalite durimin
Se i kemi dhënë besën Diellit
S’do i shijojmë, siç duam, stinët
Është i gjatë tuneli i Ferrit!

Mbylli veshët, mos i dëgjo sirenat,
Ujqët në gjurmët e gjakut na ndjekin
Me sytë fosfor jargosen hijenat,
Korbat për kërma e mprehin sqepin.

Mos u beso buzëqeshjeve stampë
Dhe fjalëve që dalin nga protezat
Janë frëngji që vjellin vetëm natë
Porta të lyera me bojë varrezash!

Trima betejash me mullinjt e erës
Ku janë, ku dinë të struken këta lepuj!
Fshihen si vemje zgavrave të ferrës
Kur fushat bëhen male me të vdekur.

Durim vëlla, bashkë do ia dalim,
Është luftë e egër me natën e verbër
Shohim tymin, por nuk duket djalli
Shpres e durim, s’duhet më tepër!

Do shkruhen legjenda, do ngirhen lapidare
Për jetët e humbura në një çast të vetëm
Për të urtët, të mirët, “Bluzat e Bardha”
Për të gjithë ata që luftuan me vdekjen!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com