August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DHE PRITA TË ZGJOHESHE.

Isha vonuar, o shpirt, dhe të gjeta në gjumë,
Buzët për një puthje digjnin si kaminë.
Po si të të zgjoja,
Ti ishje aq e bukur,
Sa nuk mund të ta prishja bukurinë.

Desha të të puthja ngadalë,
(Si mund të puthësh ngadalë?!)
Të të puthja një herë,
(Si vetëm një herë?!)
U ula buzë shtratit si pranë një foshnjeje,
Që porsa ka lerë.

Kishe pafajsinë e ca qiejve që akoma s’i kam parë,
Ishe krejt e pambrojtur nga dinakëritë,
Atëhere kam besuar
Që çdo grua në gjumë
Është një Afërditë.

Doja e s’guxoja,
Kisha frikë të të shihja.
Kisha frikë të të prekja.
Nëna në vogëli më thosh mos e shih të fjeturin,
Se i afrohet vdekja.

E tmerrshme ta përmendësh këtë emër,
U thafsh, moj gjuha ime që the; Vdekja.
Atëhere unë po ngulem këtu, e dashur,
Nuk luaj,
Nuk luaj sa të më zbardhet mjekra.

Dhe prita e prita një shekull
Që të zgjoheshe,
Në grua me mish të shndrroheshe…
Që pastaj të të prekja,
Pastaj le të më vinte
Vdekja.

Petrit Ruka

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com