Fal, mos shpërdoro – Ildije Xhemali

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Kam parë feta buke
Mbi plehra vënë
Sot një bukë të plotë,
Prerë, jeshiluar e tërë
Shtati m’u rrënqeth
U ndjeva në faj
Dhe pse me “atë zonjë ”
Unë fare s’ngjaj
Lodheni, u shoh
U ndjej u kuptoj
S’besoj që indiferent
Të jeni n’atë vend
Ku trupa të kërrusur
Në koshat përbysur
Me duar rëmojnë
Mbledhin, mbijetojnë
Titulli : FAL, mos shpërdoro
Nga përmbledhja “Lule mbi thinja “
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com