Fëmijët gënjehen me karamele – Xhuljeta Ferraj
FËMIJËT GËNJEHEN ME KARAMELE.
………………………………………………………
Trup i pastër si dëbora,
Veshur si lulet në fusha,
Syri e do bukurin,
Gjer sa hithra t’a djeg dorën.
I drejti i beson gojë mjaltit,
Me ato fjalë të sheqerosura,
Perëndoj edhe dielli sot,
Nuk të mbulon më hija e pemës.
Ndërrohen stinët çdo vitë,
Sikur ujku qimen e tij,
Njëriu që ka lindur mashtrus,
Ashtu do vdes në pleqëri.
I duket vetja i zgjuar,
Duke gënjyer poshtë e lartë,
Ruhu nga ai rrenacaku,
I tregon përrallat me “Mbret”.
Nuk ka më fleta të bardha,
Gërmat po dalin nga librat,
Gënjeshtrat i kan “këmbët e shkurtra”
Me” karamele” gënjehen vetëm fëmijët.
Goja një varrë i hapur,
Njollos gjithë trupin e pastër,
Gjuha si shpata me dy tehe,
T’a vret shpirtin gjer tek palca.
Maska nuk ka nevojë të çirret,
Vin momenti dhe bie vetë,
Ashtu si gjethja e pemës,
Tretet në tokë dhe humbet.
Njeriu që e ushqen gënjeshtrën,
Do ngelet si trungu pa degë,
I drejti që ka rrënjët e thella,
Do lulëzojë pranverë gjithmonë.
………………………………………………..
AUTORJA-XHULJETA-FERRAJ-12/04/2020