Kur kishe lindur – Fatime Kalimashi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
KUR KISHTE LINDUR
Kur kishte lindur të gjithë ishin gëzuar
Kur ishte rritur disa e kishin mallkuar
Kur u martua e quanin të djallëzuar
Ajo dukej engjëll i pa zëvendësuar
Kur lindi fëmijë disa nuk e uruan
Kur lindi përsëri me burg e dënuan
E mbyllën në shtëpi si robëreshë
Veç pse në fron dukej mbretëreshë
Ajo hyjneshë çdo ditë mirësi tregonte
Mallkimet e tyre me nuk i duronte
Të gjitha lutjet e saj Zotit i dërgonte
Ajo çdo gjë magjishëm përball e pushtonte
Fatime Kalimashi
12.4.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com