August 9, 2024

Pranvera e bukura stinë – Natasha Ilia

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Pranvera e bukura stinë

Pranvera e bukura stinë,
Sythi çelur, dielli ndrin,
Këndon bilbili gjyzari,
Korijeve e lart te stani.

Ku kullot dhentë çobani,
Qeni gavgiz ham, ham,
Blegërin qengji manar,
Çobani këngën ka marë .

Lule mbushur mali,
Ja thotë këngës çobani,
Aromë e çajit trendelinës,
Ja zgjerojnë mushkërinë.

Ajri i pastër e uji i ftohtë,
Ëmbëlsisht këngës ja thotë,
Kjo Nemërcka mal i lartë
Melesinin ka përballë.

Zotërim e ka çobani,
Atje ka folenë stanin,
Tufat me dhëntë po vijnë,
Tundin gjinjtë e dërsirë.

Zëri bukur fishkëllimë,
Me magji i mbledh bagëtitë,
Nemërçka maja e Dritës,
Natyra ti dha stolitë.

Mes dy malesh lumi Vjosa,
Përkëdhelur si foshnja,
Çobani lart si shqiponja,
Te këmbët Rrëza e Zonja.

E shikon e është i lumtur,
Përmetar çobani i bukur,
Mrekulli e ëndërron,
Që me Zvicrën i ngjason…!!

N. ILIA 13. 4. 2018.Ora :11:47.Greece

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com