August 18, 2024

Të shoh si reze drite. Nga larg, i vjen kësaj dite..! – Floriri Z Petra

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

TË SHOH SI REZE DRITE
NGA LARG, I VJEN KËSAJ DITE ….
SJELL FAT, O LULE MARGARITE
TË BUZËQESHIN SYTË..!!
O FEMËR HYJNESHË
E BUKUR SI PERËNDESHË..!!

Mirëmëngjes…!!
Ti je një mrekulli e Zotit
Si nga pamja e jashtme
dhe bota jote e brëndëshme
Shpirti yt i pasur, mban thesare..
Sa lezet të ka fjala
kur me njerëz bisedon
apo zëri i ëmbël melodioz
ardhur me tinguj zemre
Bregut matanë,
si valëza vjen qëndron,
Të qetësohet kërkon,
nga stuhitë në det…
Ashtu më përkëdhel shpirtin
me nazet e trillet e tua
më përkund si fëmijë në djep
me ninullat e ëmbla
ëndrash, sa larg më çon…
Kjo je o yll bukurie…
Lule Margarite, sjell fat..!!
Jo të gjithë të njohin
kur qëndron ditë e netë
pranë asaj dritareje..
Sheh njerzit ecin nxituar
larg njëri tjetrit, të trembur
nga ky virus vdekje prurës, të shokuar
duken si të dehur…
Por ti nuk haron ti buzëqeshësh ditës
Si dielli lind, shkëlqen agimet
aromë lulesh vjen me stinën
lajmëron të bukurën pranverë..
Si Dallëndyshe bisht gërshërë
vjen kërkon folezën e vjetër
për ta rindërtuar përsëri..
Gjuhën ju pret njerzve llafazanë
Gojën ju mbyll xhelozëve apo cinikëve..
Çfarë të jesh më tepër..!?
O zonjë e rrallë…!!
Vëndin dhe udhën ju tregon
Mostrave të kohës, ngelur shëmbëlltyrë
e hipokritëve apo ziliqarëve..
Është privilegj… tu kem mike
kësaj bote virtuale..
Një nder i madh për mua
kur flas dhe bisedoj me ty,
mërzitjen dhe stresin largoj
ditëve ngujuar brenda në shtëpi
dhe të vdesësh nuk të vjen njeri
Të jetë e kohës një çmënduri..!?
Sot kam një dëshirë, të lutem
më lejo tu puth ata sy,
si yje ndriçojnë në hapësirë
Kur leshkat të bien mbi ballë
apo rrëzuar supeve delikate
gjysëm zbuluar
Ah sa e bukur më dukesh
si një zog duke fluturuar
Bëji shkallë për djaloshin çapkën
të ngjitemi lartësish, si ëngjëj
Qiellin sëbashku të zotërojmë
Hënës karshi ti qëndrojmë
me yjet në bashkësi të vallzojmë
Kjo do jetë jeta e re për ne
mbasi të largohet Coronavirusi
nuk la vënd në tokë, pa pushtuar
Njerëz të pa fajshëm infektoi,
jetën e shtrenjtë ju morri..
Kështu qënka e shkrojtur..!?
Të rrojë kush të rrojë
Jetën do gëzojë..
Kësaj krize mbijetuar
Zoti të gjithëve do na bekojë ..!!

Floriri Z Petra
April 11th, 2020 USA
Të drejtat e autorit rezervuar..

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com