Këngë valsi – Seti Pezaku Vladi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
KËNGË VALSI
E dua valsin si pema gjelbërimin,
Si zogu degën në buzë të një reje,
Çdo tingull, ëndërr e rrahje zemre
Vrapim i gjakut në vena e deje.
Belbëzojnë fjalët e ruajtura nën fletë,
Valë e përvëluar të jep arratinë,
Lehtë-lehtë të ul në kopshte jargavanësh
Ku syri përkëdhelet me dashurinë.
Zjarre trëndafilash ndezin meloditë
Sa dhe perëndimi prej tyre kuqëlon,
Me shkulme gëzimesh shtegton hareja
Sirenat e detit nga gjumi e zgjon.
Do të ngelem pranverë mbytur në cicërima,
Varkë e tingujve valëve në lundrim,
Derën do t’ia mbyll stinës të mos ikë,
Këngë valsi të mbetem, hënë në rrotullim.
@seti pezaku vladi
14/04/2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com