Kushedi…!? – Musa Dushica
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Kushedi…!?
Kushedi se në cilin skaj të botës, vallë u trete ti…
Se nga të përplasi fati si gjethin, veriu, a era…
Në Parajsë të Edenit je, a në ferrë të zi ?
E nuk të kthejnë më mbrapa, as dimri, as vera !
Lulet më të bukura i ruajta për ty,
Qershitë e mollët u poqën dhe mbaruan…
A do sjellë më vera të tilla, s’e di !
Këngët tona të kohës ikën, u harruan…
Sa më merrë prapë malli, për lojrat fëmijërore,
Ëndrrat e rinisë, shikimet buzagaz…
O engjëll qielli, o kënga gazmore,
O lule maji, a prilli…nuk dij si të thërras !
Musa Dushica,
15. Prill, 2020.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com