Më thuaj një fjalë, o det – Anastas Qirici
MË THUAJ NJË FJALË ,O DET !
Shpesh me detin bisedoj,me detin qaj hallet e mia.
Deti për mua është vetë jeta,deti për mua është
poezia.
Veç ka ca kohë,që i heshtur rri dhe valët bregun s’e puthin.
Tremben se ndoshta i ngjitin njëri tjetrit,corona virusin!
Thuaj një fjalë,o det ,përse ke vënë maskën,në
fytyrë?
Përse heshtin,detet e oqeanet,vallë çështë kjo
mynxyrë?
Thuaj veç një fjalë det,pse s’buzëqesh,pse rri i trishtuar?
Po vjen vera miku miku im,të duam të qeshur,të
gëzuar!
Më ka marrë malli,për zërin tënd,më duket sikur
fle gjumë!
Merr inat njëherë or mik,e ngriji dallgët ,si male
me shkumë!
Thuaje fjalën tënde vëlla det,mos mbaj brënda
dufin…
Mbyte në fundin tënd,që kurrë të mos ringjallet,
Corona virusin!
Pa varka,pa rremëtarë,pa anije,pa sirena,ti s’ke asnjë kuptim!
Thuaj një fjalë o det,vera po vjen,por s’di përse s’ndjejmë gëzim!?
Brigjet e shkreta sbëjnë zë,duket sikur po qajnë
rënkojnë..
Në shumë gjuhë të huaja,miliona emra njerzish
kërkojnë !
Detet tona,që i jepni kuptim jetës sonë,thuajeni
fjalën tuaj!
Ju jeni dashnorë të përjetëshëm,me ju,nuk jemi
të huaj !
Do vijnë”krushqit”sivjet,në sallat me ujë të rrallë
të kulluar?
Nusja ka veshur vellon e kaltër,me ty dhëndërr
është dashuruar!
Me dallgët,deti flet ëmbël,më ledhaton vargjet,
aty,në bregdet.
Do vijnë krushqit,dasma do të bëhet e bukur, e madhe,poet!
Dasma kemi bërë përherë,pas luftës,duam të gjithë të vallëzojmë.
Lufta,na bën më të fortë,këtë luftë së bashku do ta fitojmë!