Pse ike ? – Kujtim Hajdari
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
PSE IKE?
Ndoshta humbur diku në brengë,
Mua më thërret si një refren,
Fjalë e tinguj përtyp me dhëmbë,
Me lotë lan mallin që të bren.
Më ndeze ëndrrat disa herë,
Të ndoqa unë nga pas me vrap,
Ti bukuri, ike si erë,
Imazhin tënd kërkoj të kap.
Si diell’i nxehtë ndez një pranverë,
Me zjarrin tënd më ndeze mua,
Më lë shokuar si rrallë herë,
Pse ike vallë, a nuk më thua?
Një pëllumb të bardhë që përtej,
Nga qiell’i kaltër i syrit tënd,
Pres çdo ditë të më rrëfej,
Ku humbe larg, në cilin vend?
Një dashuri kur të mungon,
Të vret më shumë se ky virus,
Në natën qorre që na mbulon,
Kërkoj të zgjidh këtë rebus.
KUJTIM HAJDARI
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com