Rrugët na u mbyllën – Zymer H. Haliti
RRUGËT NA U MBYLLËN…!?
Sado që larg jeni,atje në vende të huaja
Për ju çdo çast,ditë e natë po kujtohem
Dhe juve ju merr malli për shtëpitë tuaja
Na mbyllën rrugët sa shumë pikëllohem.
Ju na prisnit se do të vinim atje në vizitë
E di se ishit të lumtur e malli ju ka marrë
Numëronit çdo orë,duke pritur natë e ditë
Se do vijmë ne atje së shpejti për t’ju parë.
Çdo ditë tani mbyllur qëndrojmë në shtëpi
Si këtu në vendlindje dhe ju atje në mërgim
Malli e mërzia si po shtohen tani ne largësi
E shpresat se do takohemi mbetën si vegim.
Rrugët na u mbyllën,as aeroplanët nuk vijnë
Gjithçka në heshtje po na sfidon lumturinē…
Edhe sa javë,muaj do të presim n’karantinë?
Që drejt juve të udhëtoj,të ju sjell dashurinë.
Qëndrojmë të mbyllur,po na thonë:rri në shtëpi
Se do të kaloj kjo e fshehta,ogurzeza pandemi
Me shpresë se do të vijmë dhe ju të jeni mirë…
Po e presim të gjithë bashkë,se do jemi të lirë.
Zymer H.Haliti