Si janë ca njerëz kështu – Murat Shehu
SI JANE CA NJEREZ KESHTU?
Bejne keq dhe nuk kerkojne falje.
Justifikojne gabimet ne vend t’i pranojne.
Me tej, fajsojne viktimen por jo veten.
Pergojojne e shpifin, per te fshehur te verteten.
Zhurmojne prapa kraheve ne vend qe te heshtin.
Te bardhen e bejne te zeze siç kane shpirtin.
Per te bere te mjere dhe te tjere.
Opinionin e gjere qellim ne vetvete,
Paçka se zihen e therren ne shtepi,
Vetem opinioni gje te mos di.
Ankohen, me shume se kenaqen.
Xhelozohen, me shume se gezohen.
Manipulojne, me shume thone realitetin,
Duke genjyer veten me pare pastaj miletin.
Ligesine e quajne zgjuarsi, miresine naivitet.
Sinqeritetin cilesi te budallait, shtirjen zgjuarsi.
Ndershmerine gomarllek, djallezine mençuri.
Mbrapshtine drejtesi, drejtesine batakçillek.
Ndershmerine asgje, parane gjithçka.
Dashuria nuk ekziston per ta, interesi eshte gjithçka.
Aleluja, aleluja; aleluja, aleluja! Ok? Miq e mikesha.
Murat Shehu