Statujat e qytetit tim! – Xhuljeta Ferraj
STATUJAT E QYTETIT TIM!
………………………….
Të vetmuar kan ngelur statujat,
Qytetin e ka pushtuar heshtja,
Në krahët e tyre qëndron pushka,
Një zogë i këndon paqes.
Nuk dëgjohen zërat e pleqëve,
Që luanin me letra në hije,
Fëmijët nuk duken gjëkundi,
T’u sjellin lule dëshmorve.
Mbi trotuar nuk dëgjohen thashetheme,
Lulet po çelin nënë gurë,
Shkuan muajt si hapa njerëzish,
Akoma në izolim kemi ngel.
Piktori hedh pranverën me penel,
Poeti në dritare musën shkruan,
Dëgjohet vetëm kolla e thatë,
E komshiut që më s’u kthye.
Iku në udhëtim të largët,
Familjen nuk e përshëndeti,
U tret me lotë në sy,
Nga ky “Korona virusi”.
I përcollën vetëm statujat,
Dhe mjekët që i kuruan,
Qan fëmija për qumështin e nënës,
Në djep dëgjohet jetimi.
Dielli po shkëlqen mbi xham,
Kur syt po hapen në mëngjes,
Shpresa po na mbanë gjallë,
Si fija e perit në gjilpërë.
Ecni në gjurmët e heronjëve,
Që sfiduan armikun pa fjal,
Në vend të gjerdanit me fishek,
Drejt qiellit i ngrini duart lartë .
…………………………………………………………
AUTORJA-XHULJETA-FERRAJ.14/04/2020