Zemër, dënes…- Zymer Mehani
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Zemër, dënes…
Zemra ime, dënes e qaj
Derisa të ketë furtunë e stuhi
Mbi ne e mes nesh të ketë pabesi
Qaj dhe dënes, Imja zemër
Derisa të ketë të kohës sonë plagë
Copëtohu, ndahu në dysh, kallu, digju flakë
Dënes e qaj shpirti im
Derisa në ty të ndritë shkëlqimi
E dhimbja njerëzore
Dhe ti loti im piko mos u ndal
Mbi gurët e përflakur
Mbi varret e dëshmorëve
….aty u përfal
Zemra ime
Rend rrugëve të pambarim
Kah fjala e besës
Rrugëto e mos i ndal tik-taket
Kodrinave t’qëndresës
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com